Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani njoftoi sot se ka testuar me sukses motorin me karburant të ngurtë për raketat e veta balistike me rreze të mesme veprimi. Ministri i Mbrojtjes, Ali Shamkani, tha se përparësia e këtij karburanti ndaj atij të lëngshëm, konsiston në mundësinë e deponimit të raketave për shumë vite, dhe saktësinë e tyre më të madhe.
Në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes, thuhet se teknologjia e re mund të përdoret për ndërtimin e raketave iraniane "Shahab-3", të cilat pretendojnë rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra.
XS
SM
MD
LG