Ndërlidhjet

KANDAHAR


Më shumë se 50 veta druhet të kenë humbur jetën nga shpërthimi në një xhami në qytetin afgan Kandahar.
Zyrtarët e sigurisë thanë se një sulmues vetëvrasës e kishte hedhur veten në erë në hyrje të xhamisë.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe korrespodentja e radios Evropa e Lirë Reshtin Qadiri.
"Gjendem para hyrjes së xhamisë, ndërsa vendi është i mbuluar me gjak dhe pjesë të trupit. Skena është e tmershme, pothuaj e pabesueshme", njofton korrespondentja e radios "Evropa e Lirë" nga Kandahari.
Në kohën e shpërthimit, besimtarët ishin tubuar në xhami që t'i shprehin ngushëllimet e tyre pas vrasjes së një kleriku nga militantët e dyshuar talibanë.
Kleriku ishte mbështetës i fuqishëm i presidentit Hamid Kharzai.
XS
SM
MD
LG