Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një ish zyrtar i FBI-së ka pranuar se ai ka qenë burimi i njohur me emrin e koduar "Fyti i thellë", i cili ndihmoi në largimin e presidentit Richard Nixon pas skandalit Watergate.
91 vjeçari Mark Felt, i cili në vitet e 70-ta ishte njeriu dytë në kreun e FBI-së, pranimin e bëri në një artikull që e publikoi revista Vanity Fair.
"Fyti i thellë" fshehurazi i ndihmoi gazetarët e Uashington Post-it, Bob Woodward dhe Carl Bernstein në hetimet e tyre në aferën Watergate, e cila shkaktoi dorëheqjen e Nixonit.
Woodward dhe Bernstein kanë konfirmuar se Felt ishte "Fyti i thellë", duke i dhënë fund njërit nga misteret e gazetarisë në dekadat e fundit.
Nixon dha dorëheqje pas akuzave për ndërlidhje me grabitjen në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik në kompleksin Watergate në Uashington.
XS
SM
MD
LG