Ndërlidhjet

HAGË


Kryeministri holandez, Jan Peter Balkenende, i ka ftuar votuesit që ta përkrahin Kushtetutën e Bashkimit Evropian, në referendumin e sotëm. Duke votuar në Hagë, Balkenende, u tha gazetarëve se progresi për ndërtimin e një Evrope të bashkuar kërkon një "Po" nga populli holandez. "Ekzistojnë argumente të mira për të thënë PO në referendum. Nëse dëshironi progres në Evropë, atëherë na duhet PO-ja", tha Balkenende.
Megjithatë, anketimet e opinionit tregojnë epërsi të kundërshtarëve të dokumentit.
Deri tash, atë e kanë ratifikuar 9 vende anëtare, ndërsa Franca ishte e para që e refuzoi.
XS
SM
MD
LG