Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se rreth 15 civilë irakianë janë plagosur, nga shpërthimi i një automjeti bombë, tek një postë-bllok afër aeroportit të Bagdadit. Në deklaratë thuhet gjithashtu se terroristët kishin sulmuar pas shpërthimit, por asnjë nga forcat e koalicionit nuk është lënduar.