Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Prokurori i Tribunalit të Hagës, Jeffry Nice, pohoi sot se i akuzuari Sllobodan Millosheviq, në vitin 1999, ka urdhëruar mënjanimin e kufomave të shqiptarëve të Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar me shënimet e dëshmitarit të mbrojtjes, Obrad Stefanoviq.
Nice, prej shënimeve të dëshmitarit ka cituar disa pasuse nga maji i vitit 1999, në të cilat flitet për, siç thuhet, shpartallimin e dy grupeve të fundit terroriste, pastaj për likuidimin e 2 mijë vetëve dhe mbetjen e 1 mijë, siç thuhet, terroristëve, dhe për largimin nga Kosova të 900 mijë civilëve, dhe mbetjen e vetëm 300 mijëve.
Në sygjerimin e prokurorit Nice se ky shënim dëshmon për dëbimin e planifikuar dhe sistematik të shqiptarëve, për të cilët nuk ka mundur të ketë dyshime se janë nga radhët e UÇK-së, dëshmitari është përgjigjur: "Unë këtë nuk e di, kjo nuk është e saktë".
XS
SM
MD
LG