Ndërlidhjet

RIGË


Parlamenti i Letonisë e ka ratifikuar sot Projekt-kushtetutën e Bashkimit Evropian. Ministri i jashtëm, Artis Pabriks, tha se veprimi i vendit të tij mund ta pengojë dëmin që është shkaktuar nga dy refuzimet e këtyre ditëve. "Mendoj se Letonia ka dhënë një mundësi unikate për ta penguar rënien e BE-së, dhe për të thënë se ka mjaft shtete të cilat e dëshirojnë forcimin dhe përparimin e Bashkimit Evropian", tha Pabriks.
Letonia është vendi i 10-të që e ratifikoi dokumentin kushtetues të bllokut.
XS
SM
MD
LG