Ndërlidhjet

HAGË


Prokurori i Tribunalit të Hagës, Jeffry Nice, pohoi sot se i akuzuari Sllobodan Millosheviq, në vitin 1999, ka urdhëruar mënjanimin e kufomave të shqiptarëve të Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar me shënimet e dëshmitarit të mbrojtjes, Obrad Stefanoviq.
Nice, prej shënimeve të dëshmitarit ka cituar disa pasuse nga maji i vitit 1999, në të cilat, flitet për, siç thuhet, shpartallimin e dy grupeve të fundit terroriste, pastaj për likuidimin e 2 mijë vetëve dhe mbetjen e 1 mijë, siç thuhet, terroristëve, dhe për largimin nga Kosova të 900 mijë civilëve, dhe mbetjen e vetëm 300 mijëve.
XS
SM
MD
LG