Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Nga seria e sotme e sulmeve me bomba në Irak, janë vrarë të paktën 33 veta dhe plagosur shumë të tjerë. Sulmuesit, të paktën tre prej tyre vetëvrasës, kanë përdorur motoçikleta dhe automjete. Tri sulme kanë ndodhur në Kirkuk, Yuz Khurmatu dhe në Baquba, kurse dy, në Mosul. Përgjegjësinë për disa prej sulmeve e kanë marrë grupet militante.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Bayan Xhabir, tha se mbi 700 kryengritës janë arrestuar dhe 28 janë vrarë gjatë katër ditëve të ofensivës së qeverisë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG