Ndërlidhjet

LONDËR


Shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail kadare, sot iu nda një ndër çmimet më prestigjioze botërore "Man Booker", i cili u ndahet pendave më të mira të botës. Kadare u nderua për tërë veprimtarinë e tij, nga e cila shquhen veprat "Prilli i thyer", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Elegji për Kosovën", etj.
Çmimin në vlerë prej 109 mijë dollarësh, Kadare do ta pranojë më 27 qershor në ceremoninë që do të mbahet në Edinburg të Skocisë.
Ndër kandidatët për këtë çmim ishin edhe; Saul Belloë, gjermani Gunter Grass, çeku Milan Kundera, Naguip Mahfouz nga Egjipti, shkrimtarët amerikanë Philip Roth dhe John Updike, si dhe kanadezja Margareth Atwood.
XS
SM
MD
LG