Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria ka filluar sot dhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut. Rreth 57 parti politike dhe koalicione janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, krahasuar me 38 që ishin regjistruar për zgjedhjet e vitit 2001.
Zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri janë shoqëruar me parregullsi dhe mospranime rezultatesh nga partitë humbëse, derisa këtë vit ato janë kusht që vendi të vazhdojë proçesin drejt integrimit euro-atlantik.
480 vëzhgues nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja do t'i bashkangjiten rreth 3'500 vëzhguesve vendorë për të mbikqyrur zgjedhjet e 3 korrikut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG