Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kryeprokuroja e Tribunalit së Hagës, Carla del Ponte, e vazhdoi turneun ballkanik me vizitën në Sarajevë. Vizita e saj vjen pas njoftimit të Serbisë për arrestimin e 8 paraushtarakëve, të cilët ishin filmuar duke vrarë gjashtë të rinj boshnjakë në afërsi të Srebrenicës në vitin 1995.
Gjatë takimeve të djeshme të Del Pontes në Beograd, ajo ka marrë premtimin e zyrtarëve serbë se do të vihen në kërkim dhe do të arrestojnë Ratko Mlladiçin brenda këtij muaji.
Turneu i Del Pontes në Ballkan zhvillohet pak ditë para paraqitjes së raportit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG