Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan e ka emërtuar ambasadorin e Norvegjisë në NATO Kai Aide, si përfaqësuesin e tij special për ta bërë vlerësimin e progresit në zbatimin e standardeve për demokraci dhe shoqëri shumëetnike në Kosovë.
Në komunikatën e organizatës botërore thuhet se Kai Aide do ta fillojë vlerësimin gjithëpërfshirës këtë verë, duke i konsultuar palët dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Vlerësimi do t'i merr parasysh realitetet aktuale politike dhe parakushtet për fillimin e procesit për statusin e ardhshëm të Kosovës, në bazë të progresit në zbatimin e standardeve, që duhen realizuar me qëllim të krijimit të një shoqërie shumëetnike, stabile dhe demokratike, të bazuar në sundimin e ligjit.
XS
SM
MD
LG