Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian e ka hedhur poshtë kërkesën e ministrit italian, i cili kërkoi Italia ta heqë valutën e përbashkët evropiane dhe ta përdorë lirën italiane.
"Euro do të jetë përgjithmonë", tha zëdhënësja e komisionit Amelia Torres, pas deklarimeve të ministrit italian për Çështje Sociale Roberto Maroni në të përditshmem "La Republica", se euroja e ka kthyer prapa zhvillimin eknomik.
"Euro është djalë i ligjshëm i modelit evropian që po dështon", ka deklaruar Maroni.
Sot, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, tha se do të japë dorëheqje nëse vendi i tij e refuzon kushtetutën e BE-së në referendumin në korrik.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se votimi në Francë dhe Holandë nuk duhet të shërbejë si pretekst për të vonuar bashkangjitjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në bllokun.
Po sot, parlamenti i Estonisë e shtyu ratifikimin e kushtetutës për në vjeshtë. Zyrtarët thanë se vendimi u ndikua nga referendumet në Francë dhe Holandë.
XS
SM
MD
LG