Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte tha se zyra e saj ka edhe më tepër material të xhiruar, që dokumenton vrasjen e myslimanëve nga forcat serbe afër qytetit të Srebrenicës në vitin 1995. Mbrëmë në Sarajevë ajo tha se këto materiale do të bëhen publike gjatë seancave të ardhshme në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë për krime të Luftës. Duke komentuar video xhirimin e fundit, në të cilin shihet vrasja e 6 myslimanëve të rinjë nga forcat paraushtarake serbe të Bosnjës, zonja Del Ponte tha:
-Mendoj se ky video xhirim, këto pamje të tmerrshme, që kanë të bëjnë me gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, edhe një herë na ftojnë të gjithëve që Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin sa më shpejtë ti shohim në Hagë.
XS
SM
MD
LG