Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjyqi i Sadam Huseinit do të mund të fillojë brenda dy muajsh, derisa morali i ish diktatorit irakian dhe 11 të akuzuarve të tjerë, bashkëpunëtorë të tij, është tepër i ulët, ka deklaruar një nga gjyqtarët e çështjes, Raid Juhi. Sadam Huseini akuzohet për vrasjen e rivalëve politikë gjatë 30 viteve të sundimit, për sulmet me armë kimike ndaj kurdëve, pushtimin e Kuvajtit si dhe shtypjen me dhunë të protestave të kurdëve dhe shittëve. Për akuza të tilla Sadam Huseini rrezikon burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.
Në të tjera zhvillime në vend parlamenti prej 111 anëtarësh, i rajonit autonom të kurdëve në Irak, ka zhvilluar sesionin e parë në qytetin e Arbilit. Në këtë mbledhje merrte pjesë dhe presidenti i Irakut, njëherësh një nga drejtuesit kryesorë të kurdëve në vend, Xhalal Talabani.
XS
SM
MD
LG