Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Gazetari i së përditshmes "Bota Sot" Bardhyl Ajeti, është plagosur rëndë me armë zjarri pas një sulmi që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë - Gjilan, në afërsi të fshatit Bresalc. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Refki Morina. Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Ajetit është e rëndë, por stabile, pas ndërhyrjes kirurgjike në tru. Mjekët shprehin besimin se me kujdesin e duhur dhe për shkak të moshës së re do të mund ta kapërcejë këtë gjendje kritike.
Ajeti, gazetar i së përditshmes "Bota Sot", është dhe kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, një asosacion i krijuar së fundi.
XS
SM
MD
LG