Ndërlidhjet

ARBIL


Parlamenti i rajonit autonom të Kurdistanit në Irak është mbledhur sot për herë të parë që nga zgjedhjet në qytetin verior të Arbilit.
Presidenti irakian, Xhalal Talabani, që është njëherësh dhe një nga drejtuesit kryesorë të kurdëve të Irakut, në fjalën e tij kërkoi nga kurdët që të bëheshin shembull i unitetit të vendit dhe të kontribuojnë në krijimin e një sistemi demokratik dhe federal.
"Ne kemi detyrën e shenjtë për të hartuar kushtetutën e përhershme për ndërtimin e një shteti të ri të Irakut mbi bazën e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Irakut dhe grupet që e përbëjnë shoqërinë irakiane, mbi bazën e demokracisë dhe lirive, federalizmit dhe pluralizmit, duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë shtypjes", tha Talabani.
XS
SM
MD
LG