Ndërlidhjet

SINGAPOR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka deklaruar se thirrjet për më shumë liri në Kinë nuk synojnë destabilizimin e vendit.
Rumsfeld duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në një konferencë sigurie në Singapor tha se liria politike dhe ekonomike është në të mirën e Kinës.
"Kina ka vendime të rëndësishme për të marrë rreth qëllimeve që ka për të ardhmen. Kina duhet të krijojë një shoqëri më të hapur dhe më përfaqësuese nëse dëshiron të arrijë përfitimet politike dhe ekonomike, për të cilat aspirojnë qytetarët në këtë vend", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG