Ndërlidhjet

SAN FRANCISKO


Për ta shënuar Ditën Botërore të Ambientit, sot në mbarë globin do të mbahen tubime të shumta, do të mbillen fidane dhe do të pastrohet natyra.
Kombet e Bashkuara synojnë që sivjet, këtë ditë ta shfrytëzojnë për të tërhequr vëmendjen mbi problemet në mega-qytetet, dhe numrin e madh të popullsisë që jetojnë në qytete.
Në San Francisko, kryebashkiakët e mbi 50 qyteteve përfshirë Kabuli, Shangai, Buenos Airesi dhe Stambolli, do ta nënshkruajnë një nismë, ku do t'i përcaktojnë aksionet që do t'i ndërmarrin për t'i bërë qytetet e tyre më të gjelbërta dhe më të shëndosha.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambientin thotë se deri në vitin 2030, mbi 60% e popullsisë botërore do të jetojë në qytete.
XS
SM
MD
LG