Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Louise Frechette, tha sot në Prishtinë se do të rishikojë se si misioni në Kosovë po i zbaton udhëzimet dhe masat për parandalimin e abuzimeve seksuale nga ana e stafit. Ajo po qëndron për një vizitë dyditëshe në Kosovë, në kuadër të fushatës kundër eksploatimit seksual nga stafi i misioneve të OKB-së.
"Ne jemi në fushatë për të shikuar masat që kemi ndërmarrë për të siguruar se po bëjmë gjithçka në parandalimin e abuzimeve", tha zonja Frechette.
Kombet e Bashkuara janë detyruar të marrin qëndrime të prera lidhur me këtë çështje, pas skandaleve që përfshinë stafin e saj në disa misione; si Kosovë, Bosnjë, Kamboxhia, Timor Lindor dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Në Kosovë, një pakistanez, i punësuar nga Komisariati i Lartë për Refugjatë, do të gjykohet për abuzim seksual të dy adoleshenteve, të cilat ishin viktima të trafikut.
XS
SM
MD
LG