Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria e Irakut tha se forcat e saj kanë arrestuar një ndihmës të afërt të Abu-Musab al-Zarqauit. Në deklaratën e saj thuhet se fjala është për Motleq Mahmoud Abdullah, i njohur si Abu Raed, i cili është arrestuar më 28 maj në Mosul.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat e saj kanë zbuluar një bunker të madh të kryengritësve, në perëndim të Irakut. "Bunkeri ishte i pajisur me klimatizim, telefona celularë, banjo dhe një rezervë të madhe armatimi", u njoftua nga ushtria.
XS
SM
MD
LG