Ndërlidhjet

SARAJEVË


Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholaus Burns, do ta vizitojë sot Bosnjën, ku do të takohet me udhëheqës vendorë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ka njoftuar abasada e Shteteve të Bashkuara. Sipas një deklarate të saj, Burns "do të diskutojë rreth përpjekjeve amerikane për të siguruar stabilitet afatgjatë në Ballkan dhe integrim në strukturat euro-atlantike".
Vizita e tij në Sarajevë bëhet në kuadër të turneut të tij në Ballkan, gjatë të cilit do të qëndrojë edhe në Beograd dhe Prishtinë.
XS
SM
MD
LG