Ndërlidhjet

HAGË


Prokuroria e Gjykatës së Hagës nuk është ankuar pas vendimit të kësaj Gjykate për lirimin e përkohshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas konfirmimit nga ana e Prokurorisë se ka vendosur të mos parashtrojë ankesë, vendimi i Gjykatës duhet të zbatohet. Koha e kthimit në Kosovë të zotit Haradinaj, varet nga bashkërendimi mes Gjykatës, policisë hollandeze dhe autoriteteve të UNMIK-ut.
Sipas vendimit të trupit gjykues, policia e Hollandës, në një aeroport të vendit, duhet t'ia dorëzojë zotin Haradinaj një personi zyrtar që caktohet nga UNMIK-u.
XS
SM
MD
LG