Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

LONDËR


Ministri i Jashtëm britanik Jack Straw, ka nisur një turne dy ditor në Lindjen e Mesme për bisedime me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.
Vizita e shefit të diplomacisë britanike vjen pas incidentit të sotëm, ku forcat izraelite vranë një palestinez gjatë aksioneve në kërkim të militantëve.
Njëherësh edhe militantët e Hamasit kanë hedhur raketa në një qytet kufitar izraelit. Lidhur me qëndrimin ndaj Hamasit Straw tha:
"Politika jonë është e qartë. Ne nuk do kemi marrëveshje me drejtuesit e Hamasit apo organizata të ngjashme, derisa ata të heqin plotësisht dorë nga dhuna dhe nga thirrja për shkatërrimin e shtetit të Izraelit."
XS
SM
MD
LG