Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka premtuar 670 milionë dollarë në programe shtesë në ndihmë të Afrikës. Ndihma në fjalë synon të luftojë urinë në Eritre dhe Etiopi.
Kjo është bërë e ditur gjatë një konference të përbashkët mes presidentit Bush dhe kryeministrit britanik Blair, në Shtëpinë e Bardhë.
"Vendet në zhvillim të cilat janë zhytur në borxhe, por që njëherësh janë në rrugën e reformave nuk duhen lënë vetëm. Vendet tona po hartojnë një propozim që do të eliminojë 100% këtë borxh. Do të ofrohen dhe burime shtesë financiare të cilat do të mundësojnë integritetin financiar të Bankës Botërore dhe Bankës Afrikane për Zhvillim", tha Bush.
XS
SM
MD
LG