Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë dhe të paktën 33 të tjerë janë vrarë, gjatë ofensivës së forcave amerikane në veriperëndim të Irakut. Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 73 persona të njohur si terroristë janë arrestuar gjatë javës së fundit, afër kufirit me Sirinë.
Në Baqubah, sot ka shpërthyer një automjet bombë, duke lënë të vrarë të paktën 2 civilë. Policia tha se sulmi ishte i drejtuar ndaj veturave që po furnizoheshin tek një pikë karburanti.
Ahmed Kadhem, i cili i kishte mbijetuar sulmit, i ka thënë agjencisë Reuters se në pikën e karburantit nuk kishte forca të sigurisë. "Rreth orës 10 e gjysëm, derisa veturat po prisnin për karburant, dëgjuam një shpërthim. Katër vetura ishin pas meje. Nuk kishte konvoj amerikan, nuk kishte policë dhe as forca të gardës", tha Kadhem.
Ndërkaq në Basra, është gjetur trupi i një udhëheqësi sunit i cili qe rrëmbyer të dielën nga persona me uniforma policie.
XS
SM
MD
LG