Ndërlidhjet

HAGË


Prokurori Jeffry Nice ka paralajmëruar, në gjykimin e sotëm të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, se do të nxjerrë një dëshmitar i cili si pjesëtar i njësitit "Akrepët", ka qenë prezent në vrasjen e muslimanëve në Srebrenicë.
Më parë, Millosheviqi tha se vrasja e të burgosurve padyshim ishte krim, por theksoi se njësiti "Akrepët" nuk ka qenë në kuadër të ministrisë së Brendshme të Serbisë, dhe se nga pamjet e shfaqura në Gjykatë, nuk mund të konkludohet ku ka ndodhur vrasja dhe kush janë viktimat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG