Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, po qëndron në Beograd, si pjesë e turneut të tij ballkanik. Arrestimi i të akuzuarve nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe përgatitjet e Serbisë për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, ishin temat e diskutuara nga diplomati i lartë amerikan me drejtuesit serbë.
Burns njëherësh ka bërë të ditur se ndihma amerikane prej 10 milionë dollarësh, e pezulluar për Serbinë e Malin e Zi në fillim të vitit për shkak të mosbashkëpunimit me Gjykatën e Hagës, së shpejti do t'i jepet Beogradit. Sipas nënsekretarit amerikan të shtetit ky vendim është rezultat i përpjekjeve të Serbisë për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare.
Burns ka mbërritur në Beograd nga Prishtina, derisa turneu i tij ka pasur si ndalesë të parë Sarajevën.
XS
SM
MD
LG