Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian ka mbërritur në Bagdad, si pjesë e përgatitjeve për konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut që do të mbahet në fund të muajit në Bruksel.
Ministrat e jashtëm të Luksemburgut, Britanisë dhe eurokomisionerët Ferrero-Valdner dhe Solana janë pjesë e delegacionit që është takuar me presidentin irakian, Xhalal Talabani dhe me zyrtarët e qeverisë.
Shefi i diplomacisë britanike pas takimit me Talabanin theksoi:
"Po, lufta në Irak e ndau Evropën, por siç e tha dhe homologu luksemburgas, tani është një frymë e re që e ka hedhur të shkuarën pas krahëve dhe po punojmë së bashku për të ardhmen e Irakut në shumë mënyra."
XS
SM
MD
LG