Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ka shkuar sot në Beograd, ku do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Voisllav Koshtunica, ndërsa në këtë takim do të marrë pjesë edhe shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviq.
Petersen ka njoftuar dje në Prishtinë se do të kërkojë nga zyrtarët serbë sqarime rreth qëndrimit – më shumë se autonomi më pak se pavarësi.
Bisedimet e shefit të UNMIK-ut në Beograd zhvillohen në dritën e vlerësimeve të takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur muajin e kaluar, në të cilin është vendosur që diplomati norvegjez Kai Eide, të emërohet i dërguar i posaçëm për vlerësimin e përmbushjes së standardeve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG