Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, gjatë vizitës në Beograd u takua me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica, ndërsa në takim mori pjesë edhe shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovën Nebojsha Çoviq.
Jessen-Petersen tha dje në Prishtinë se nga zyrtarët serbë do të kërkojë sqarime rreth qëndrimit "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi".
Bisedimet e kreut të UNMIK-ut në Beograd zhvillohen në dritën e vlerësimeve të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB të mbajtur më 27 maj, në të cilën u vendos që diplomati norvegjez Kai Aide të emërohet i dërguar i posaçëm për vlerësimin e përmbushjes së standardeve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG