Ndërlidhjet

PRAGË


Kampioni i Evropës në futboll Liverpooli, në sezonin e ardhshëm do të mund ta mbrojë titullin në Ligën e Kampionëve, edhepse këtë të drejtë nuk e siguroi me plasmanin në kampionatin kombëtar të Anglisë.
Liverpool e përmbylli sezonin e sivjemë në vendin e 5-të, kurse të drejtën për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve e kanë vetëm 4 klubet e para.
Por fitorja kundër Milanit në finale muajin e kaluar, ishte shkak që UEFA i lejoi Liverpoolit të garojë në sezonin e ardhshëm bashkë me kampionët tjerë kombëtarë të Evropës.
XS
SM
MD
LG