Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në takimin me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, ka kërkuar që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.
Sipas komunikatës së qeverisë serbe, Koshtunica ka thënë se Beogradi nuk është i kënaqur me zbatimin e standardeve për një shoqëri demokratike në Kosovë.
Koshtunica dhe Jessen-Petersen kanë biseduar për përmirësimin e pozitës së pakicës serbe në Kosovë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe kthimin e të zhvendosurve, si dhe për modalitetet lidhur me inkuadrimin e Beogradit dhe serbëve të Kosovës në procesin e decentralitzimit.
Jessen-Petersen ka vlerësuar se është shënuar progres në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe se takimet e grupeve punuese megjithate kanë sjellë disa rezultate, thuhet më tej në komunikatën e qeverisë.
Në takimin ka marrë pjesë edhe shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovën Nebojsha Çoviq.
XS
SM
MD
LG