Ndërlidhjet

LONDËR


Vendet më të pasura të botës thanë se i janë afruar një marrëveshjes për eliminimin e borxhit të jashtëm të 18 shteteve, shumica afrikane. Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe sot në Londër ku po takohen ministrat e financave të G-8-s për të përgatitur Samitin që mbahet muajin e ardhshëm në Skoci.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Scott McClellan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë pajtuar rreth planit që bën thirrje për anulimin e qindpërqindtë të borxheve. "Propozimi do të anulojë 100 përqind të borxhit ndaj Bankës Botërore, Bankës afrikane për Zhvillim dhe ondit Monetar Ndërkombëtar", tha McClellan.
XS
SM
MD
LG