Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me rastin e 6-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kryeministri Bajram Kosumi u ka drejtuar sot një mesazh urimi qytetarëve të Kosovës.
"Dita e 12 qershorit është ditë e lirisë së Kosovës, është ditë e shënuar në historinë e re të Kosovës që shënoi përfundimin e shtypjes dhe represionit serb në Kosovë dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë", thuhet në mesazhin e kryeministrit Kosumi.
Më tej, kryeministri kosovar ka falënderuar UNMIK-un, OSBE-në, përfaqësitë diplomatike në Prishtinë dhe veçanërisht trupat e KFOR-it, për angazhimin e tyre në ndërtimin e një Kosove të re, sovrane e demokratike.
XS
SM
MD
LG