Ndërlidhjet

TROMSOE/NORVEGJI


Nelson Mandela dhe disa yje të njohur të muzikës botërore, u kanë bërë thirrje vendeve më të pasura të botës të bëjnë më shumë për ta penguar përhapjen e AIDS-it në Afrikë dhe gjetkë.
Duke folur para 15 mijë njerëzve në një koncert humanitar në Tromsoe të Norvegjisë, Mandela tha se bota shpenzon më shumë për armë se për trajtimin e rreth 40 milionë të infektuarve nga virusi HIV.
"Ne jetojmë në një botë ku sëmundja pandemike AIDS-i na e kërcënon jetën. Megjithate, më shumë para shpenzojmë për armët, se sa për t'u ndihmuar miliona të infektuarve nga virusi HIV", tha Mandela.
Ish presidenti i Afrikës së Jugut dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, djali i të cilit vdiq nga AIDS-i në janar, tha se historia do të gjykojë nëse gjenerata e tashme ka bërë sa duhet për ta luftuar krizën globale të AIDS-it.
Në koncertin morën pjesë yje të muzikës si Peter Gabriel, Robert Plant dhe Annie Lenox.
XS
SM
MD
LG