Ndërlidhjet

TEHERAN


Tetë veta kanë humbur jetën e rreth 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një numri shpërthimesh në Ahvaz, kryeqyteti i provincës së Kuzestanit në Iran.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme i ka lidhur sulmet me trazirat e muajit prill në këtë rajon, që është kryesisht i banuar nga popullsi arabofolëse.
"Informacionet e para flasin se këto bomba ishin bomba artizanale të bëra brenda në Iran. Këto ngjarje ndoshta lidhen me shqetësimet e fundit në provincën e Kuzestanit", tha zyrtari iranian, Amir Hosein Motahar.
Ndërkaq njoftohet dhe për një shpërthim në një nga sheshet me lëvizshmëri të madhe në kryeqytetin iranian, Teheran, ku për pasojë një person ka humbur jetën e tre të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG