Ndërlidhjet

ROMË


Italianët po votojnë sot në referendumin që synon të ndryshojë ligjet rreth mënyrës së trajtimit të embrionit njerëzor. Referendumi kërkon të eliminojë ligjin që trajton në mënyrë të barabartë embrionin njerëzor me qënien njerëzore. Nëse miratohet ky ligj do të heqë pengesat në kërkimet shkencore që bazohen në studimin dhe eksperimentet me embrionin njerëzor. Kisha katolike e drejtuar nga Papa Benedikti i XVI-të, që e kundërshton referendumin, ka kërkuar nga italianët të mos marrin pjesë në votime.
Deri pak orë para mbylljes së votimeve vetëm 4.6 % e atyre me të drejtë vote kishin votuar, derisa kërkohet pjesëmarrja e së paku 50% të votuesve që referendumi të quhet i vlefshëm.
XS
SM
MD
LG