Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Kai Aide, sot arrin për vizitë tri ditëshe në Kosovë.
Me këtë vizitë fillon vlerësimi i progresit të bërë në Kosovë, në forcimin e demokracisë dhe garantimin e të drejtave të pakicave, si parakusht për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Me ardhjen e tij do të fillojë procesi i vlerësimit gjithëpërfshirës", tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Singh.
Kai Aide sot do të takohet me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, komandantin e KFOR-it, Yves de Kermabon, dhe koordinatoren e UNMIK-ut për standardet, Sara McCintosh.
XS
SM
MD
LG