Ndërlidhjet

SHKUP


Maqedonia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për rihapjen e linjës hekurudhore, mirëpo nuk kanë bërë asnjë përparim sa i përket mosmarrëveshjes për vijën kufitare.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dhe homologu i tij maqedonas, Vlado Buçkovski, pas bisedimeve sot në Shkup, njoftuan për marrëveshjen mbi linjën hekurudhore, e cila ka qenë e mbyllur që nga koha e luftës në Kosovë.
Ata thanë gjithashtu se janë afër nënëshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë.
Buçkovski tha se Maqedonia nuk është e përgatitur të diskutojë për çështjet e kufirit me Kosovën, derisa statusi i saj ndërkombëtar mbetet i padefinuar.
XS
SM
MD
LG