Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Kai Eide, do të takohet sot me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Kosumi.
Ambasadori norvegjez në NATO, ka thënë dje me të arritur në Prishtinë, se raporti i tij nuk do të fokusohet vetëm në shkallën e përmbushjes së standardeve, por edhe në situatën e përgjithshme politike.
Ai është takuar me shefin e UNMIK-ut, Jessen-Petersen dhe komandantin e KFOR-it, Yves de Kermabon.
Kjo është vizita e parë e zotit Eide pas emërimit në detyrën e të dërguarit special të OKB-së për Kosovës, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG