Ndërlidhjet

MITROVICË


Rreth 100 qytetarë serbë, edhe sot në mëngjes janë tubuar në afërsi të urës qendrore në Mitrovicë, e cila prej dje, është hapur për qarkullim civil, me orar të kufizuar, 2 orë në ditë.
Zëdhënësi i administratës ndërkombëtare në këtë qytet, Georgy Kakuk, tha se megjithatë ura ka qenë e hapur për qarkullim, por gjatë orarit të parë, prej orës 9 deri në 10, asnjë veturë nuk ka bërë përpjekje për ta kaluar atë.
Në bazë të një vendimi të përbashkët të strukturave vendore dhe ndërkombëtare në Mitrovicë, ura qendrore mbi lumin Ibër, pritet që nga 18 korriku të jetë e hapur 24 orë.
XS
SM
MD
LG