Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Kryeministri britanik, Tony Blair ka arritur në Luksemburg, për bisedime rreth të ardhmes së Bashkimit Evropian, para samitit në Bruksel që fillon të enjten.
Ai do të takohet me kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, i cili aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian.
Në fokus të bisedimeve do të jetë ccështja e Projekt-kushtetutës së BE-së dhe buxheti për vitet 2007-2013.
Pasdite, Blair do të udhëtojë për në Paris, ku do të takohet me presidentin francez Jacques Chirac.
Më 1 korrik, Britania merr udhëheqjen e Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG