Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SARAJEVË


Shtetet e Bashkuara do të shtojnë angazhimin e tyre në Ballkan duke synuar zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës këtë vit dhe atij të Bosnjë Hercegovinës. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori amerikan në Sarajevë, Douglas McElhaney, në një intervistë për mediat vendase.
McElhaney ka theksuar se unifikimi i plotë i Bosnjë Hercegovinës, përfshi dhe reformat me këtë qëllim në polici e ushtri, arrestimi i Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiçit dhe gjetja e një zgjidhje për Kosovën, janë tre objektivat e Shteteve të Bashkuara për këtë vit.
Ambasadori amerikan në Bosnjë e ka cilësuar këtë vit si më të rëndësishmin për rajonin që nga viti 1995.
XS
SM
MD
LG