Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anann, ambasadori norvegjez në NATO, Kai Eide, ka përfunduar sot qëndrimin e tij të parë treditësh në Kosovë, dhe është nisur për në Beograd. Ai tha se kishte fituar përshtypjet e para të mira dhe kishte arritur t’i identifikonte çështjet kryesore në të cilat duhet mbështetet kur të kthehet sërish në fillim të korrikut. "Duhet të them se këto tri ditë ishin të dobishme dhe na krijuan një përshtypje të parë të mirë dhe bazë të mirë për të vazhduar kur të kthehemi", tha zoti Eide.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, tha se zgjatja e kësaj gjendjeje më shumë se gjashtë vjet, do ta rrezikonte procesin politik në Kosovë dhe do ta njolloste edhe bashkësinë ndërkombëtare. Mirëpo, ka shtuar ai, "ne duhet të jemi të hapur ndaj procesit të decentralizimit dhe fillimit të pilot projekteve".
Ndërkaq, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Hashim Thaçi, tha se autonomia dhe autoriteti i zotit Eide jep shpresa për një raport real të kënaqshëm:
Zoti Eide është takuar sot edhe me Veton Surroin, kryetar i partisë ORA. Ky i fundit tha se analiza dhe raporti i zotit Eide duhet të merret jo vetëm me nevojën e pashmangshme të Kosovës për t’i hyrë përcaktimit të statusit politik, por edhe për përcaktimin e parametrave reale të një shteti që duhet të dalë pas negociatave statusore.
Zoti Eide ka takuar edhe përfaqësues të sebrëve të Kosovës dhe të pakicave të tjera joserbe.
Ambasadori Kai Eide, që këtë herë ka ardhur në Kosovë për të bërë një raport i cili do të përmbajë vlerësimin e thellësishëm të standardeve dhe çështjet kryesore politike, pritet që brenda dy muajsh të hartojë raportin i cili, në rast se do të jetë pozitiv, do të hapë rrugën për përcaktimin e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG