Ndërlidhjet

HAGË


Autoritetet serbe nuk kanë zhvilluar hetime lidhur me masakrën e Raçakut, dhe me qëllim e kanë heshtur atë, ka pohuar sot prokurori Xhefri Najs, në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit.
Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës, më 15 janar të vitit 1999, policia serbe ka vrarë në Raçak, 40 banorë lokalë të paarmatosur.
Duke cituar raportet nga ministria e Brendshme e Serbisë, Najs tha se nuk ka kurrfarë dëshmie që kufomat në Reçak të jenë sjellë nga vendet tjera, ndërsa uniformat e tyre të jenë zëvendësuar me rroba civile.
XS
SM
MD
LG