Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

JERUSALEM


Izraeli ka protestuar ndaj, siç ka thënë, shpeshtimit të kontakteve ndërmjet zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Lëvizjes islamike "Hamas".
Zyrtarët izraelitë thanë se këto kontakte do ta dobësojnë autoritetin e presidentit Mahmoud Abbas, ndërsa do t'i japin legjitimitet grupit terrorist, para zgjedhjeve parlamentare palestineze të këtij viti.
BE-ja e ka futur Hamasin në Listën e organizatave terroriste, por zëdhënësi i saj, tha sot se është duke zhvilluar bisedime me diplomatë të nivelit të ulët të Unionit.
BE-ja nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG