Ndërlidhjet

BRUKSEL


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë filluar në Bruksel samitin dyditor, gjatë të cilit do të diskutohet për marrëveshjen mbi buxhetin dhe krizën e Projekt-kushtetutës, pas refuzimit në Francë dhe Holandë.
Kryeministri suedez, Goran Persson, ka shprehur dyshime sa i përket marrëveshjes për buxhetin. "Nuk mendoj se do të arrihet marrëveshje. Dallimet janë të mëdha dhe ne duhet të vazhdojmë me diskutimet rreth kësaj. Struktura e buxhetit është e gabuar, dhe disa vende si Suedia, kanë kontribute shumë të larta", tha Persson.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u ka kërkuar liderëve që të jenë fleksibil në çështjen e buxhetit.
Ne këtë samit, pritet gjithashtu që BE-ja të rikonfirmojë angazhimin në Ballkanin Perëndimor, dhe gatishmërinë për t'u ofruar vendeve të rajonit perspektivë evropiane.
XS
SM
MD
LG