Ndërlidhjet

TEHERAN


Një grup i militantëve arabë e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet e së dielës në Teheran dhe Ahvaz, nga të cilat u vranë disa njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.
"Lëvizja arabe për Çlirimin e Ahvazit" ka lëshuar pamje në internet, dhe ka botuar një deklaratë në numrin e sotëm të së përditshmes "Al-Anba", në të cilat zotohet se do të ndërmarrë edhe sulme të tjera.
Ndërkohë, zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se dhjetëra mijëra policë do të jenë në detyrë, me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve presidenciale që fillojnë nesër.
XS
SM
MD
LG